FOTO/ Moti i fundjavës me diell, por me temperatura të acarta

Edhe të shtunën dhe të dielën, moti në vendin tonë do të jetë me diell.

Por temperaturat do të jenë shumë të ulëta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për fundjavën:

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.

Përgjithësisht moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Ngricat e mëngjesit do të jenë të pranishme kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë të shtunën nga kuadrati i veriut dhe të dielën nga kuadrati i jugut përgjithësisht e lehtë e mesatare në pjesën bregdetare.

Valëzimi në det i forcës 2-4 ballë.