Zbulohet premio që presidenti Zhang do t’u japë zikaltërve për fitimin e Superkupës, shifra

Fitorja e Superkupës së Italisë nga Interi i Inzaghit e ekzaltoi akoma më shumë ambientin zikaltër, i cili tashmë ndihet sërish i pathyeshëm.

Kjo, falë trajnerit dhe një skuadre që po tregohet ende më e forta në Itali.

Trajneri pas ndeshjes së fituar ndaj Juventusit zbuloi se presidenti Zhang kishte premtuar një çmim për grupin e ekipit dhe mëngjesin e sotëm, “Corriere della Sera” raporton edhe shumën e shpërblimit, që do të jetë 500 mijë euro.

Kjo premio do të ndahet mes të gjithë anëtarëve zikaltër.