Nishani: Shqiptarët do ti hedhin në koshin e plehrave simbolet e hajnisë dhe tradhëtisë

Ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shpërndarë në faqen e tij në facebook një video ku tregohet protesta e disa viteve me pare kur një grup protestuesish jashtë parlamentit të Ukrainës, ndërsa shanin dhe bërtisnin, kapin një deputet dhe e hedhin në një kazan plehrash.

“Besoj se së shpejti këto skena do ti shohim dhe qyteteve të Shqipërisë”, shkruan Nishani.

Ja postimi i plotë:

Besoj se së shpejti këto skena do ti shohim dhe qyteteve të Shqipërisë.

Shqiptarët do ti hedhin në koshin e plehrave simbolet e hajnisë dhe tradhëtisë.