U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, prangoset 51-vjeçari

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht një tjetër për dhënie ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Njoftohet se i arrestuari është I. M., 51 vjeç, banues në Babrru, ndërsa penalisht është proceduar I. N., 35 vjeçe.

51-vjeçari u kap nga policia në mesnatë në zonën e Paskuqanit, duke transportuar 2 emigrantë, të cilëve iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.