Futbollisti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos me skuadrën e Serisë B

Seria B në Itali është kthyer në një trampolinë për shumë futbollistë shqiptar, teksa së fundmi është Serxhio Kalaj ai i cili ka firmosur për skuadrën e Frosinones, një ekip i cili ka ambicie që të kthehet përsëri në Serinë A.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në rrjetin social “Twitter”. Kalaj do të firmosë një kontratë deri në 30 qershor të 2026.

Kalaj ka qenë për disa vite pjesë e akademisë së Lacios nga ku u dha fillimisht huazim te Groseto, e së fundmi u transferua përfundimisht te Karrarese në Serinë C. Ai ka luajtur 18 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol në edicionin aktual.

Frosinone aktualisht ndodhet në vendin e 8 në Serinë B me 28 pikë të grumbulluara.