Kastrati ëndërron Serinë A: Cittadella skuadër ambicioze, mund të...

Elhan Kastrati po zhvillon një sezon shumë të mirë me Cittadella. Portieri shqiptar është kthyer në një titullar fiks dhe është një nga pikat më të forta të skuadrës që po tenton ngjitjen në elitën e futbollit italian.

Cittadella renditet në vendin e shtatë në Serie B, Brescia e vendit të dytë është pesë pikë larg, teksa Kastrati e ka mbajtur të paprekur portën në tetë ndeshje. 24-vjeçari nga Hasi (6 ndeshje me Shqipërinë U21) ka folur rreth situatës së skuadrës së tij në prononcimin e dhënë për mediet italiane, aty ku ndalet te takimi i radhës kundër Cozencës.

“Kemi një muaj pa luajtur, na mungon ritmi i ndeshjeve, kështu që duhet të jemi shumë të përqendruar në këtë takim. Jemi të vetëdijshëm për forcën tonë, Cittadella është një nga skuadrat më ambicioze.