‘Shteti godet auditin’/ Lika: Ulja e tarifave, sjell uljen e denoncimeve për pastrim parash!

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, specialistja e auditit financiar ligjor Meri Lika ka hrdhur dritë mbi dëmet që shkaktohen nga vendimi i Komisionit të Konkurrencës për këta profesionistë.

Specialistja Lika theksoi se vendimi i Autoritetit të Konkurrencës për uljen e tarifave të shërbimeve të auditit ligjor financiar, ndikon direkt në denoncimet e specialistëve për pastrimin e parave, pasi ky është një sektor me të cilin këta profesionistë punojnë.

Ferko: Si lidhet me interesin publik profesioni i auditit ligjor?

Lika: Profesioni i i auditit ligjor është një profesion shumë i rëndësishëm pasi me pasqyrën e financave janë të lidhura institucionet tatimore, bakat, investitorët por edhe të shtetit me auditetimet e financave të partive politike që marrin, si dhe me auditimet e shoqërive ku shteti ka pjesëmarrje.

Autoriteti i Konkurencës ka marrë një vendim që godet këtë grup profesionistësh.

Nga mënyra që ka ardhur kërkesa është një kërkesë e bizneseve për uljen e tarifave të këtij shërbimi. Tarifa e momentit e audititmit ligjor ka një tarifë fikse dhe është 3000 lekë në orë. Nuk dimë një grup profesionistësh të tjerë të ketë 3000 lekë në orë një shërbim, dhe jo si avokat, notereë apo vlerësuesish pasurish, siç do ta bëjë Autoriteti i Konkurrencës, por asnjë zanaçi që rregullon tuba, brava, dyer etj. nuk vjen për 3000 mijë lekë në orë në shtëpitë tona. Jo më një profesion kaq i rëndësishëm për të thënë i vetmi që punon me një kod të lartë ndërkombëtar.

Jemi 240 ekspertë të auditit ligjor. Shteti ka interesin dhe për pastrimin e parave në vend. Ne jemi të lidhur me informacionin që dujet ti japim zyrave për pastrimin e parave. Jemi të detyruar dhe ka një ligj që është profesioni i vetëm që është i përfshirë në mënyrë direkte.

Si mund të punojë një audit ligjor financiar për të denoncuar pastrimin e parave kur punon për 1 mijë lekë apo 2 mijë apo 3 mijë lekë në orë. Është një tarifë që në 2010 e pandryshuar. Kjo tarifë ka ngelur fikse. Firmosjen e fundit e ka bërë Ridvan Bode, pra dy ministrat e fundit janë Arben Malaj dhe Ridvan Bode.

Kjo do të thotë që ta lësh audituesin të bëjë pazar me klientin. Klienti fillon dhe kërkon më pak duke provuar të gjithë audituesit deri sa ta gjejë atë nivel minimal ku siguria është zero. Cilësia është e ulët se tarifat janë të ulëta. Gjithë auditimi i tregur shqiptar shkon 7 milion euro, ku nga këto 4 milion euro i paguan shteti dhe 3,5 milion euro privati, si bankat, shoqëritë ë sigurimeve etj, pra këtu bëhet e gjithë kjo zallamahi për vetëm 3 milion euro.