VIDEO-SYRI TV/ Noka: Rama dhe pengu nuk e mbajnë dot peng shtëpinë e demokratëve

Deputeti demokrat Flamur Noka ka përfunduar dëshminë e tij në prokurori, në lidhje me protestën e 8 janarit.

Gjatë një deklarate për mediat, Noka është shprehur se arma e vetme që kanë pasur demokratët atë ditë ka qenë tesera e Partisë Demokratike.

‘Pengu nuk mund të mbajë peng shtëpinë e demokratëve.

Edi Rama mund të mbajë peng, pengun, por jo shtëpinë e demokratëve’, tha ndër të tjera Flamur Noka për mediat.

‘I kam bërë thirrje prokurorisë që të hetojnë edhe Sokol Bizhgën, një bandit në polici.

Kjo ishte protesta më paqësore, pasi asnjë polic dhe asnjë dëmtim nuk është bërë.

Në këtë protestë nuk ka pasur asnjë person të armatosur. Asnjë demokrat nuk ka pasur armë me vete. Arma e vetme që kanë pasur demokratët kanë qenë teserat e PD-së.

Demokratët nuk e njohin frikën, aq më tepër kur shkojnë në shtëpinë e tyre.

Kush nuk njeh votën, nuk mund të jetë përfaqësues i demokracisë.

Pengu nuk mund të mbajë peng shtëpinë e demokratëve.

Edi Rama mund të mbajë peng, pengun, por jo shtëpinë e demokratëve’, tha gjatë fjalës së tij deputeti demokrat Flamur Noka, për mediat.