'Basha shpërndan video qaravitëse'/ Muçollari: Demokratët nuk marrin leje për të hyrë në shtëpinë e tyre

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Grigels Muçollari, ka reaguar pas videove të shpërndara nga deputeti Lulzim Basha që e akuzon atë për organizator dhunë në protestën e 8 janarit. 

Muçollari shkruan në një status në Facebook se deokratët nuk do të marrin leje për të hyrë në shtëpinë e tyre. 

Ai denoncon dhunën e ushtruar nga njerëzit e Lulzim Bashës ndaj demokratëve.  

Ish-Sekretari i FRPD ka një mesazh edhe për deputetin Basha. 

"Lul fli i qetë, se nuk i ndyen kush duart me ty. Po je burrë fito me votë. Në të kundërt blindohu fort", shkruan Grigels Muçollari. 

Postimi
Pengmarrësit e selisë blu, me në krye producentin ekzekutiv Basha, po fabrikojnë prej ditësh një seri videosh qaravitëse në formën e dramatizimeve televizive, ku rrogëtarë e ofiqarë të administratës së PD tregojnë përjetimet emocionale nga protesta e 8 janarit. Në asnjë prej këtyre produksioneve nuk shfaqen qytetarë të lënduar, të dhunuar apo të gjakosur për të mbështetur këtë pretendim.
Në të gjitha materialet filmike të protestës shihet qartë se thyerja e xhamave, hedhja e gazit dhe ushtrimi i dhunës me shkopinj nis nga brenda ndërtesës.
Një video e publikuar dje nga shtabi i gazit, më ka rreshtuar krah emrave të tjerë si organizator i një dhune të paramenduar.
Përpos faktit që qesha me muzikën thriller që kishin përdorur, prita të shihja se ku qëndronte dhuna e shkaktuar prej meje. Hiçgjëkundi.
Unë dhe ata mijëra demokratë protestues nuk marrim leje për të hyrë në shtëpinë tonë.
Lul fli i qetë, se nuk i ndyen kush duart me ty.
Po je burrë fito me votë.
Në të kundërt blindohu fort.