Thomas Tuchel vendos rekord të veçantë në 350 ditë që ka në krye të Chelseat

Thomas Tuchel mori drejtimin e Chelseat më 26 janar të vitit 2021 dhe në një kohë të shkurtër ka rikthyer ekipin londinez te fitimi i trofeve.

Trajneri gjerman është futur në historinë e “Bluve të Londrës”, me të cilët deri tani ka fituar Champions League dhe Superkupën e Europës.

Skuadra e tij fitoi 0-1 kundër Tottenham dje në mbrëmje, sukses që solli kalimin në finalen e Kupës së Ligës.

Tuchel ka vendosur një rekord të veçantë te Chelsea. Në 350 ditë si trajner i londinezëve, 48-vjeçari është bërë tekniku i parë në historinë e klubit që arrin të dërgojë ekipin në një finale të Champions League, FA Cup dhe Kupës së Ligës.