VIDEO/ Kreu i Republikanëve në Senat kritikon ashpër Biden: Propagandë kundër SHBA

Lideri i Republikanëve në Senatin amerikan Mitch McConnell (Republikan-Kentucky) kritikoi ashpër Presidentin Joe Biden për fjalimin e shumë-kritikuar, mbajtur të martën, të cilin e quajtur aq ‘thellësisht jo-presidencial’ sa që do ta bënte propagandën ruse ‘të skuqej’.

‘12 muaj më parë, Presidenti i sapo inauguruar Biden qëndronte në anën perëndimore të Capitolit dhe ja çfarë tha: ‘Jam i përkushtuar shpirtërisht për bashkimin e Amerikës, bashkimin e amerikanëve, bashkimin e kombit tonë’’, tha McConnell të mërkurën nga foltorja e Senatit. ‘Dje, i njëjti person mbajti një fjalim apostafat përçarës që synonte ta përçante vendin’.

‘12 muaj më parë, ky President tha se ne duhet ‘ta shohim njëri-tjetrin jo si kundërshtarë, por si fqinjë’. Dje ai i quajti miliona amerikanë ‘armiqtë e tij të brendshëm’’, vazhdoi McConnell. ‘12 muaj më parë, ky President tha ‘mosmarrëveshjet nuk duhet të çojnë në ndarje’. Por dje ai ringjalli përçarjen e përgjakshme të Luftës Civile, të Luftës Civile, për të demonizuar amerikanët që nuk janë dakord me të. Ai krahasoi shumicën bipartizane të Senatorëve me tradhtarët liberalë. Sa thellësisht, thellësisht jo-presidenciale’.

McConnell tha se teksa Biden fliste, ai nuk ishte në gjendje ta njihte personin në podium dje.

‘Tirada e djeshme e Presidentit ishte jokoherente, jokorrekte, dhe nën nivelin e postit që mban’, tha McConnell. ‘President përmendi vazhdimisht revoltën e 6 Janarit ndërsa vetë përdorte retorikë të papërgjegjshme, delegjitimizuese, e cila minon demokracinë tonë.

Presidenti në fuqi i Shteteve të Bashkuara krahasoi shtetet amerikane me ‘shtete totalitare’. Ai tha që vendi ynë do të kthehet në autokraci nëse nuk bëhet si thotë ai. Bota pa Komandantin tonë të Përgjithshëm të bënte propagandë kundër vendit të tij në një shkallë që do ta kishte bërë Pravdën të skuqej’.

‘12 muaj më parë, Presidenti tha se ‘politika nuk duhet të jetë zjarri i tërbuar që shkatërron gjithçka që i del përpara’. Vetëm 12 muaj më parë. Dje ai i hodhi një bidon të madhe me benzinë ati zjarri’, vazhdoi McConnell. ‘Në më pak se një vit, ‘rikthimi i shpirtit të Amerikës’ është shndërruar në ‘bëhuni me mua, ose jeni armiq’. Nga ulja e tensioneve në përmendjen e shteteve totalitare dhe Luftës Civile’.