Kusari rrëfen rrugëtimin e saj brenda VV-së: Si më bindi Kurti t’i futem garës për Gjakovën

Krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ligji për reformat zgjedhore, puna e saj si shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes! si dhe kandidimi e mosfitorja në Komunën e Gjakovës janë disa nga pikat për të cilat ka folur Mimoza Kusari-Lila. E ftuar për një bisedë për Syri.net Kosova, ajo u ka dhënë përgjigje këtyre çështjeve, që po diskutohen tash e sa kohë. Ndër tjera, Kusari-Lila ka komentuar edhe raportin mes saj i shefe e GP-së, me shefat e grupeve tjera parlamentare dhe tregoi mendimin e Kurtit, sa i përket performancës së saj, në detyrën që ka marrë

Albionë ZHITIA

Moslejimi i tensioneve në Kosovë, siç ka ndodhur në Bosnje, me pretendimin për ta krijuar Asociacionin serb në vendin tonë, është një nga qëllimet e VV-së.

Këtë gjë e ka thënë Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila në një intervistë dhënë për Syri.net Kosova, ka folur për qëndrimin e deputetëve të këtij subjekti përballë krijimit të Asociacionit.   

 “Qëndrimi i GP të VV nuk ndryshon nga ekzekutivi, jemi një fjalë. Ne e konsiderojmë të panevojshëm asociacionin në baza etnike, edhe pa qenë pjesë e GP të VV-së, kam kundërshtuar krijimin e këtij asociacioni me kompetenca ekzekutive dhe baza etnike. Çështjet lokale më shumë merret me probleme të qytetarëve pa dallime etnike andaj nuk kemi pse të bëjmë këtë. Si GP fokus e kemi është në integrimin e plotë të komunitetit serb dhe ruajtën e punës mos të krijohen hapësira e mundësi në të cilat vlerësohen që ka potencial për destabilizimi të Kosovës, duke parë ngjarjet dramatike që e karakterizojnë federatën e Bosnjës-Hercegovinës dhe pretendimeve të Serpkes” tha Kusari në Syri Kosova.

Pos kësaj, ajo ndër tjera foli edhe për një nga ligjet më të duhura për vendin.

Sipas Mimoza Kusarit-Lila, njëri nga projektligjiet më të rëndësishme për legjislativin kosovar është reforma zgjedhore, andaj këtë pikë janë unik pozitë e opozitë për ndryshimet e nevojshme.

“Kemi filluar punën me Kryetarin e Kuvendit por edhe shefat e grupeve parlamentare, përfshirë dhe opozitën që t’i diskutojmë pikat kryesore të projektligjit për reformën zgjedhore. Besoj që në këtë fillim vit do të kemi edhe formimin e grupit punues nga Kuvendi i Kosovës dhe trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë ose kanë nxjerr probleme gjatë procesit zgjedhore. Këtu kemi unitet pozitë/opozitë, kemi pasur dy takime me kryetarin që kanë qenë shumë konstruktive dhe vullnet të të gjithëve që të bëhet reforma në ligjin e zgjedhjeve. Gjithashtu kemi pasur të rëndësishme që disa pika siç është votimi i Diasporës, në konsullata dhe ambasada të Kosovës, pastaj mundësi tjera” shtoi ajo.

Për Syrin, Mimoza komentoi edhe punën dhe detyrën e saj si shefe e GP-së së VV-së.

Edhe pse ka hyrë në vitin e dytë që mbanë pozitën e tillë, ajo thirret U.D (ushtruese e detyrës), e për këtë gjë, Kusari ka një sqarim për të bërë.

“Termi U.D është në raport me Lëvizjen Vetëvendosje, me arsyen se statuti i Lëvizjes: shefi i grupit parlamentar bëhet edhe anëtar i kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm të VV-së dhe përderisa unë nuk jam anëtare  e lëvizjes nuk mund të jem e tillë. Në raport pastaj me Kuvendin e Kosovës kam të gjitha kompetencat e shefit të GP, si kryetar e grupit. Deri sa të jetë kjo legjislaturë ky do të jetë raporti im me VV dhe me Kuvendin, duke mbajtur subjektivitetin tim si kryetare e ‘Alternativës’” theksoi shefja e VV-së në kuvend.

Për gjatë këtyre muajve sa ishte në drejtimin e grupit më ta madh parlamentar që ndonjëherë ka pasur Kuvendi i Kosovës, Kusari-Lila ka marr vlerësime pozitive nga Kurti për punën e bërë.

“Kemi vetëm një seancë të papërfunduar dhe fatmirësisht kemi arritur që të kemi shumë punë të kryera në 2021 edhe pse kemi arritur të plotësojmë vetëm 30% e programit për shkak të dy proceseve zgjedhore që u mbajtën, por edhe zgjedhja e Presidentes që nuk dihej se cfarë do të ndodhte nëse do të arrinim ta kemi një president/e apo do të shkojmë në zgjedhje të reja. Pastaj pushime  e verës edhe zgjedhjet lokale ka bërë që në total t’i kemi vetëm 5-6 muaj punë aktive në raport me ngjarjet politike. Me pas një ide të qartë suksesin e kësaj legjislaturës, do t’kemi rast ta shohim gjatë këtij viti, pasi nga janari tashmë jemi të kompletuar dhe nuk kemi më paqartësi në raport me punën e deputeti, sepse kemi pasur deputetë për herë të parë e që nuk janë mësuar me mënyrën si funksionon Kuvendi” tha Kusari.

Shefja e GP të VV-së ka treguar edhe për sfidat që ka pasur për të menaxhuar me deputetët e këtij subjekti.

“Është sfiduese sepse  ka një numër shumë të madh të deputetëve e që sjell diversitet të madh njëkohësisht. E dimë se lista e deputetëve të LVV-së përveç që ka pasur anëtarë të dy partive, sic është ajo e Listës ‘Guxo’ dhe Alternativën, ka pasur edhe nga shoqëria civile ku kanë hy për të bërë ndryshimin e madh. Prandaj GP nuk është kompozicion klasik më një program por që e prezanton në një mënyrë ose tjetrën gjithë popullatën, prej elementit të moshës, social përgatitjes profesionale, përvojës në nisma të ndryshme, prej rezistencës së UCK-së dhe ato të pavarësisë. Kështu që, kërkohet një spektër më i gjerë i koordinimit dhe veprimit me të gjithë. Deri tash ka shkuar mirë, ne kemi pas edhe një takim të grupit me qeverinë me një vlerësim pozitivë mbi punën si shef dhe grup parlamentar, e po besoj që tani këtë vit do të jetë më i mirë pasi njihemi dhe kemi hyrë në sistemin e punës së përbashkët”  deklaroi ajo.

E pyetur se çfarë komunikimi ka me grupet tjera parlamentare, Kusari-Lila shprehet se nuk ka vend për dramaticitet.

“Ne kemi komunikim kolegial, ne kemi beteja politike që i kemi me opozitën, mendoj që është një komunikim korrekt dhe nuk është më dramatike seç do të duhej të ishte. Kemi pasur raste të tensioneve më të mëdha në Kuvendin e Kosovës dhe mendoj që është në suaza të normales. Kuptohet opozita gjen metodat e veta për të bllokuar punën e Kuvendit dhe Qeverisë, por kjo mbetet tek ta” janë fjalët e saj.

Ndër tjera, Kusari është e bindur që zgjedhjet janë larg dhe se mandati i kësaj legjislature do të jetë e plotë.

“Jemi të bindur që nuk do të ketë proces zgjedhor dhe se do të vazhdojë puna e Qeverisë ashtu si e Kuvendit  kështu që jemi 100%  të fokusuar në punë dhe arritje rezultate konkrete sa i përket të dy sistemeve dhe do të kemi mandat të plotë” theksoi Kusari.

Gjatë bisedës me Syri Kosovën, Kusari Lila ka folur edhe për kandidimin e saj për të parën e Gjakovës. Ajo ka treguar që kjo kandidaturë erdhi pas mbështetjes së Kurtit dhe mospasjes alternativ tjetër, pos saj për këtë pozitë.

 “Në këtë bashkëpunimin me VV një gjë që na ka karakterizuar është se nuk kemi kushtëzuar, por çdo çështje është trajtuar dhe zbërthyer në atë që çfarë është bërë apo si duhet të jetë bashkëpunimi mes dy subjekteve. Në momentin kur janë shpallur zgjedhjet lokale unë kam pasur një ndjesi për arsyeje e du Gjakovën, kam parë problemet që janë ballafaqu qytetarët gjatë qeverisjes së Gjinit në mandatin e parë dhe kemi bisedu me kryeministrin në atë kohë ku e kemi lënë që bashkërisht të gjejmë një kandidat/e që mund të jetë potencialisht kryetari/ja e Gjakovës. Deri në 2-3 muaj deri sa u shpallën kandidaturat nuk arritëm të identifikojmë kandidatë, andaj u ulëm me kryeministrin dhe bashkërisht vendosëm që të jem unë kandidate. Unë kisha mbështetje të plotë të Kurtit, gjithashtu kisha dhe vullnetin, sepse pa e pasur përkrahjen e tij nuk mund të realizohej kjo kandidaturë. Nuk e shoh ndryshe këtë që ndodhi” deklaroi ajo.

Po ashtu, Kusari-Lila tregoi edhe pse mendon se nuk e fitoi postin e kryetares në këtë komunë.

“Fatkeqësisht nuk fituam, ne jemi në një proces se kemi arsye shumë dimenzionale, sepse observimi i parë është që vonesa në shpalljen e kandidaturës, pastaj qasja dhe pritjet nga niveli qendror me raport lokal. Aspekti organizativë, format se si jemi organizuar në teren e kështu në radhë, por një raport konkret ende nuk e kemi, për arsyeje se si ka përfunduar zgjedhjet, unë jam kthyer në Kuvend sepse të nesërmen kisha mbledhje të kryesisë së kuvendit dhe seancave me 12-13 orë, andaj edhe kjo ka marr kohën si dhe prokurimin që të mos arrijmë të bëjmë ketë balancë. Sepse ishte qëllimi të mbyllmi sa më shumë punë të legjislativit, sepse u panë pasojat e zgjedhjeve edhe në organin e legjislativit.  Tani Lëvizja ka hyrë në një proces të brendshëm e që nuk më përfshin mua”. Përfundoi ajo./Syri Kosova