Newcastle zyrtarizon goditjen e dytë në merkato

Newcastle ka zyrtarizuar një tjetër lojtar në radhët e saj, teksa Chris Wood është futbollisti i ri i “qymyrxhinjve”.

Sulmuesi 30-vjeçar ka firmosur një kontratë prej 2 vitesh e gjysmë dhe do të jetë i gatshëm që në ndeshjen e së shtunës në Premier Ligë ndaj Watfordit në “St. James Park”.

Ky është transferimi i dytë i Newcastle që pas ardhjes së sheikëve në klub pas atij të Kiran Tripier nga Atletico e Madridit.

Chris Wood gjatë këtij sezoni është aktivizuar në total në 17 ndeshje në Premier Ligë me fanellën e Burnleyt nga ku ka realizuar dhe 3 gola.