Stilistja e famshme sjell në jetë fëmijën e saj të parë me artistin e njohur

Stilistja amerikane, Jeannie Mai ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin saj, reperin Jeezy.

“I kërkova Zotit një jetë plot dashuri dhe lumturi. Ai më dërgoi familjen time, Baby Jenkins është këtu”, shkroi ajo teksa ndau një foto të fëmijës në “Instagram”.

 

Mai u martua me artistin 44 vjeçar, Jeezy në prill të vitit 2021, pas divorcit nga burri i saj i parë Freddy Harteis, në vitin 2017.

Për ironi, Mai dhe Harteis u ndanë për shkak se stilistja nuk dëshironte të bënte fëmijë me aktorin.

 

“Para se të martoheshim, e isha shumë të qartë faktin se ndoshta nuk do të kisha fëmijë, vetëm sepse nuk e kam ndjerë kurrë këtë”, ndau ajo në “The Real”, në 2014.

“Unë isha, e di saktësisht se çfarë dua, e di saktësisht se çfarë lloj gruaje dua të jem dhe gjithmonë kam thënë, nuk do të bëhesha kurrë nënë”, tha ajo gjatë njoftimit të shtatzënisë në vitin 2021.

 

Por, dashuria e saj për Jeezy-n, ia ndryshoi këndvështrimin e saj për mëmësinë.