Nuk është shaka, Veliaj-Ramës: Je supermen. Fluturon nga Tamara në Tiranë, një Zot e di si ja bën

Erion Veliaj bëri një pauzë teksa fliste në sheshin e Pazarit të Ri. U mbush me frymë dhe e rinisi fjalimin me një ton të përulur, gati të përvuajtur kur kaloi tek falenderimet për Edi Ramën.

“Jemi shumë krenarë që kemi një lider, një kapiten, një drejtues të përkushtuar. Një zot e di si e gjen kohën ky të merret edhe me Tamarën në Vermosh, të merret edhe me rilindjen urbane në Konispol, të jetë sot në Tiranë, por edhe në Elbasan” shprehu habi për aftësitë jonormale të Ramës.

“Edi! Të jemi shumë mirënjohës për kontributin! Të jemi shumë, shumë mirënjohës! Për të gjithë pasionin që ke injektuar në skuadrën tënde dhe unë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndjehem i privilegjuar!” iu drejtua në emër kryeministrit.

Kur e sheh nga jashtë, situate duket e shpifur dhe banale, por Erion Veliajt nuk i ka ecur keq. Duket se Ramës i pëlqen ta përkëdhelin me elozhe dhe lëvdata të ekzagjeruara. Gjithnjë i mahnitur prej aftësive “mbinjerëzore” të kapitenit, Veliaj ka ngjitur shpejt shkallët e karrierës në Partinë Socialiste. Talentin që ka, shikojeni në video...