E përshkruan veten si ‘Putini’ i ri, Kanye West kërkon të zgjerojë perandorinë e tij në Rusi

Kanye West, i cili e përshkruan veten si ‘”Putin i ri”, i ka kthyer sytë nga Rusia.

Reperi amerikan dëshiron të takojë presidentin rus, Vladimir Putin dhe të zgjerojë perandorinë e tij të biznesit në Rusi.

 

Reperi gjithashtu dëshiron të mbajë koncerte fetare me pjesëmarrjen e Putinit.

Sipas “Daily Mail”, reperi, i cili mezi pret ta bëjë Rusinë “shtëpinë e tij të dytë” ka qenë gjithmonë një mbështetës i Putinit në konfliktin me Ukrainën. West, i cili është në proces divorci me Kim Kardashian, po planifikon të ftojë edhe Putinin si ‘mysafir special’ në koncertin fetar që do të organizojë në Rusi.

 

Reperi i njohur, e cila e ndryshoi emrin në ‘Ye’, prej vitit 2019 ka mbajtur koncerte fetare të dielave. Kujtojmë që reperi befasoi me deklaratën e bërë pak muaj më parë, ku tha se e konsideronte veten si Putin i ri.