Gazetari Dervishi ngre alarmin: Ceremonia e largimit të Tahirit apo Beqir Ballukut?

Reagimi i policisë pas largimit të Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm, nuk ka habitur vetëm politikanët, por edhe gazetarët.

Një prej reagimeve që ka ardhur është edhe ai i gazetarit Lutfi Dervishi. Me një shënim të shkurtër në faqen e tij në Facebook, ai shkruan pikërisht për reagimin e policisë.

Ja çfarë shkruan Dervishi në Facebook:

Policë që dalin me banderola me emrin e ministrit të shkarkuar/liruar/dorëhequr?!!!! 

Nuk ka ndodhur që nga koha Beqir Ballukut që shkonte në internim me portretin e Enver Hoxhës.

Edhe dron me fjalën faleminderit?!!

A është policia e depolitizuar apo organizatë politike?!