VIDEO-SYRI TV/ Përfshihet nga zjarri një shtëpi, humb jetën i vetmuari

Një burrë 55 vjeç, i quajtur Gjergj Beqiri ka humbur jetë sot në Vlorë, mëngjesin e sotëm, pasi zjarri ka përfshirë shtëpinë e tij.

Beqiri jetonte i vetëm në një shtëpi në lagjen Rilindja të qytetit dhe vuante nga sëmundje të shëndetit mendor.

Vdekja ka ardhur si pasojë e flakëve që ranë rreth orës 6:20, tha Policia e Vlorës në njoftimin zyrtar.

Një grup hetimor tashmë është ngritur për shkaqet e shpërthimit të zjarrit që çuan në vdekjen e 55-vjeçarit.