‘Faktori politik shqiptar’/ Meta takon Menduh Thaçin: Rol për rrugëtimin integrues të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi.

Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se faktori politik shqiptar ka pasur dhe ka një rol dhe kontribut të pazëvendësueshëm në proceset jetike për rrugëtimin integrues të Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Takim i përzemërt me Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi.

Faktori politik shqiptar ka pasur dhe ka një rol dhe kontribut të pazëvendësueshëm në proceset jetike të transformimit të brendshëm social dhe politik, si dhe për rrugëtimin integrues të Maqedonisë së Veriut.