Klopp entuziazmon tifozët e Liverpool: Salah do të qëndrojë në 'Anfield'

Egjiptiani i famshëm Mohamed Salah është afër rinovimit të kontratës me Liverpoolin, raportojnë mediat në Britani. Kontrata e Egjiptianit me “të kuqtë” skadon sezonin e ardhshëm dhe aktualisht prioritet i klubit është vazhdimi i bashkëpunimit.

Menaxheri Jurgen Klopp ka konfirmuar se negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit janë në një fazë serioze dhe se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare, gjë që ka shkaktuar entuziazëm te tifozët e Liverpoolit.

“E di që Mo dëshiron të qëndrojë, edhe ne e duam atë. Këto gjëra kërkojnë kohë, por mendoj se gjithçka është në rrugën e duhur. Unë jam shumë pozitiv për këtë,” deklaroi Klopp.