‘15 mijë viktima’/ Muka: Vdekjet u rritën me 50%! MSH zë vendin e parë në Ballkan për mos transparencë

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armele Ferko, epidemiologu Taulant Muka ka folur mbi Omicron dhe rritja e frikshme shifrave të  COVID-19 në vendin tonë, si dhe raportin e 'The Economist' që tregonte se kemi pasur 15 mijë viktima gjatë këtyre dy viteve.

Sipas Mukës, situata në vendin tonë ka pasur probleme të mëdha duke filluar që nga mos marrja e masave ndaj Covid nga ana e shtetit, si dhe nga mos transparenca rekord në rajon e Ministrisë së Shëndetësisë. 

Ferko: Sipas një raporti të 'The Economist', 12 mijë deri në 15 mijë të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri. Çfarë mund të thuhet për këtë pjesë?

Muka: Dijet që numri i vdekshmërisë nga Covid, nuk ka një numër të saktë pasi jo të gjitha rastet njihen dhe janë të detektuara. Për shtete që kanë kapacitet të ulëta si vendi ynë, ku edhe numri i testimeve është në norma shumë të ulëta, ky është një fenome i përhapur.  

Duke iu referuar vendeve si Shqipëria, gjatë 2 viteve të fundit ka 50% rritje të vdekshmërive totale është një numër shumë i madh. Një përqindje kanë vdekur nga Covid por një numër i lartë është edhe nga masat shtrënguese të marra nga qeveria. Mbyllja e spitaleve gjatë vitit të parë të pandemisë dhe tjetra është rritja e mosbesimit të pacientëve te spitalet. Dhe të mos harrojmë keqtrajtimet që po ndodhin në Shqiëpri pasi kemi vetëm një spital në Tiranë për trajtimin e pacientëve me Covid dhe nuk kemi spitalet rajonale. Jemi në vitin e dytë dhe nuk kemi marrë masat e duhura për tu përballur me virusin dhe kjo është përgjegjësi e shtetit.

Mungesa e transparencës nga shteti shqiptar është totale. Ministria e Shqiëprisë zë numrin një në vitin 2021 për mungesë transparence nga të gjitha institucionet shtetërore në vendet fqinje.