VIDEO-SYRI TV/ Basha u mbylli dyert, PD e Sarandës feston në shkallë, 31 vjetorin

Demokratët janë përballur sërish me dyer të mbyllura nga njerëzit e Lulzim Bashës. Në kuadër të 31 vjetorit të themelimit të degës së PD-së në Sarandë, Anëtarët e PD-së të cilët nuk u lejuan të futen në ambientet e degës, deklaruan se selia është shtëpia e demokratëve, ndërsa akuzuan Lulzim Bashën se nuk respekton vullnetin e demokratëve, si dhe nuk njeh standardet  demokratike.

Nga SYRI TV

Në kuadër të 31 vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike në Sarandë, anëtarët e PD-së në qytetin bregdetar, nuk janë lejuar që të futen në ambientet e zyrave të kësaj dege.  Duke u përballur me dyert e kyçura nga kreu i degës së PD-së në Sarandë, Vesel Koçiu, demokratët dënuan këtë veprim, si dhe theksuan se selia është shtëpia e demokratëve.

Anëtarët e PD-së në degën Sarandë i bën me dije deputetit Lulzim Basha se nuk ka asnjë lidhje me demokratët dhe Partinë Demokratike.

Demokratët të cilët zgjodhën degën e PD-së për të sjell në vëmendje ngjarjet e ndodhura 31 vite më parë, ndërsa kreu I PD-së në Sarandë Vesel Koçiu festoi me disa mbështetës të tij në  një nga restorantet e qytetit bregdetar.