Chris Brown është bërë baba për herë të tretë?

Thuhet se Chris Brown u bë baba për herë të tretë me modelen Diamond Brown, e cila së fundmi solli në jetë një foshnje.

Nëse Chris Brown konfirmon se ai është babai, atëherë kjo do ta bënte fëmijën e tretë të këngëtarit me nënë të ndryshme.

 

Këngëtari R&B, ka një vajzë shtatëvjeçare Royalty Brown me modelen Nia Guzman dhe Aeko Brown me Ammika Harris.

Diamond Brown, ka konfirmuar përmes “Instagramit” se ajo solli në jetë një vajzë.

 

Nuk ka ende asnjë konfirmim nga Diamond apo Chris Brown për atësinë e vajzës.

Ndërkohë, shumë nga fansat e këngëtarit komentuan nën fotot e saj duke uruar Diamond dhe Chris Brown, për fëmijën e tyre të parë së bashku.