Kriza ekonomike/ Si po përgatitet Erdogan të 'vërë dorë' tek bizhuteritë me vlerë të qytetarëve?!

Bizhuritë me vlerë të qytetarëve janë venë në shënjestër nga qeveria turke për të përballuar rënien e lirë të monedhës së tyre.

Fillimisht deklarat u bënë nga kryetari i bashkisë së Erzurumit Mehmet Sekman i cili dha dhe idenë e tij që qytetarët t'i depozitojnë bizhuteritë e tyre në bankë në mënyrë që shteti t'i përdorë si garanci.

‘Bizhuteritë dhe gjithçka tjetër që ekziston në flori duhet të peshohen dhe më pas të jepet një certifikatë e vlerës. Me këtë certifikatë bizhuteritë vendosen në kasaforten e bankës. Ndërkohë që shteti le t'i mbajë si garanci. Nëse dikujt mund t'ju duhen për ditën e tyre të rëndësishme siç është martesa mund t'i marrë. T'i përdorë dhe t'i kthejë më pas në kasafortë me të njejtën certifikatë. Kështu mund të mbledhim shumë tonë ar nën mbikëqyrjen e shtetit. Me këto shteti do të mund të bëjë të gjitha llojet e investimeve.’ është shprehur Sekman.

Në fillim nuk iu kushtua rëndësi këtyre deklaratave të kryebashkiakut të Erzurumit por ishte ministri turk i financave Nurettin Nebati i cili ngjalli sërish debat.

Gjatë një interviste televizive ministri turk u shpreh se qeveria turke po shqyrtonte emetimin e një lloj obligacioni, duke u kërkuar njerëzve të depozitonin bizhuteri dhe para në banka për të marrë një obligacion qeveritar.

Kjo deklaratë ministrit turk ka shkaktuar një shqetësim të madh në vend dhe të gjithë po disktutojnë nëse Erdogan do të arrijë deri në atë pikë sa të mbledh të gjithë arin e qytetarëve për përballuar ngërçin serioz në ekonomi.