VIDEO/ Protestuesit shpërthejnë me thirrje ‘Basha ik’ edhe në gjykatë

Protestuesit e ndaluar për protestën e 8 janarit, nuk janë ndalur as në gjykatë.

Ata kanë shpërthyer me thirrje: ‘Basha ik’ pas kafazit ku pritet të marrin masën e sigurisë.

Mes tyre është edhe këngëtari Stresi.

Në mbështetje të protestuesve kanë shkuar edhe Edmond Spaho, Klevis Balliu, Oerd Bylykbashi, Aldo Bumçi dhe Albana Vokshi.