Makina përplas për vdekje një person në Elbasan, autori largohet nga vendngjarja

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan - Cërrik, ku një makinë ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të policisë, autori është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 11.01.2022, në aksin rrugor, Elbasan - Cërrik, një mjet ende i paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.