Kush i futi dhe i nxorri armët nga selia e PD-së?/ Vokshi për 8 janarin: U vendos regjimi Rama-Basha

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka folur për situatën në PD dhe vendimin nul të Lulzim Bashës për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe shtatë deputetë të tjerë nga partia.

E ftuar në emisionin ‘Pushteti’, Vokshi deklaroi se ka informacione se një pjesë e armëve të përdorura nga grupi brenda selisë gjatë protestës së 8 janarit, janë nxjerrë jashtë nga deputetët.

Gjithashtu Vokshi foli dhe për një makinë të policisë që duhet të hidhte ujë por në fakt kishte të montuar një pajisje e cila lëshonte me breshëri bombula hgazi lotsjellës përtej lanës.

Vokshi: 8 janari është ditë e trishtueshme kur mendon që është ushtruar dhunë e paprecedentë ndaj mijëra demokratëve që kanë ndjekur Lulzim Bashën në vite. E kanë mbështetur humbje pas humbje dhe ai i tradhëtoi duke i sulmuar me gaz helmues. Nga informcaionet që kemi, çdo lëndë që është hedhur nga brenda ka qenë lëndë helmuese që shkakton pasoja shëndetësore.

Të presim hetimet, shpresoj që hetimet të bëhen te thelluara dhe të vihen para përgjegjësive personat që kanë përdorur lëndë dëmtuese për shëndetin e demokratëve. Kemi marrë mesazhe nga demokratë që thonë se nuk mund të çohen nga shtrati. Si mundet Lulzim Basha që ka qenë brenda të hedhin mbi kokat e demokratëve xhama, karrige, atyre të cilët e kanë mbeshtetur. Ti i çon drejt rrezikimit të jetës?! Është hedhur gaz helmues pafund.

Në 10 protestat e bëra kundër Edi Ramës nuk ka qenë në këtë sasi që u hodh në 8 janar. Kam qenë përjashta me një grup zonjash për të treguar që jemi paqësor. Në cilën shtëpi të ndalon dikush të hyjë? A jam deputete? Përse mua nuk më lejohet dhe disa kolege të mija lejohen të futen në seli? Tashmë është vënë një regjim Basha-Rama. Ishte pakt mes tyre. Në momentin që eshte hapur dera e parë ka ndërhyrë policia.

Ka qenë e dakordësuar. Në momentin që do shpërthehej dera e parë e blinduar do ndërhynte policia. Policia ka qëlluar me plumba gome a nuk e di si quhen, nga shumë afër. Ka informacione që një pjesë e armëve që u lejuan në Selinë e PD-së kanë nëpërmjet deputetëve por nuk jam unë që duhet ta vërtetoj.

Të njëjtat mjete që përdor policia ndodhen brenda selise se PD-së. Kush i lejoi të futeshin? A janë të lejueshme të përdoren nga civilët? Kush drejtonte brenda?

Kush i futi armët brenda selisë së PD-së? Unë personalisht kam qenë në lulishte nuk kam qenë afër. Pse duhet të hidhej gaz aq larg? Kush rrezikohej aq larg. Ka qenë një makinë si kjo që përdoret për të hedhur ujë ndaj turmës për ta shpërndarë. Njëra prej tyre kishte një makinëri që hidhte në breshëri ato bombat e gazit dhe i hidhte ndaj demokratëve që ishin përtej urës. Kush rrezikohej përtej urës?