VIDEO/ Armando Broja nuk di të ndalet, sulmuesi kuqezi shënon golin e parë për vitin 2022

Armando Broja ka vazhduar me ecurinë pozitive në Premier League. Sulmuesi kuqezi ka shënuar sërish për Southampton në kampionatin anglez të futbollit.

“Viktima” e radhës për djaloshin nga Kopliku ishte skuadra e Brentford, mbrojtja e së cilës nuk arriti të ndal Brojën, i cili me një vrapim “të çmendur” “dogji” lojtarët kundërshtar dhe shënoi golin e parë për vitin 2022.

Kujtojmë që Southampton po fiton 3-1 ndaj Brentford.