Elvi Fundo denoncon: Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët që mos flasin, ja cilat janë

Drejtuesi i portalit të lajmeve “Citynews.al”, Elvi Fundo, ka denoncuar në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, atë që e ka quajtur korruptim të medias pë të heshtur për skandale korruptive.

Fundo thekson se mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët që të mos flasin.

Ai ka përmendur edhe emrat e mediave që kanë marrë para për të mos folur për korrupsionin për inceneratorët.

“Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët. Mediat më të mëdha në vend nuk flisnin, për shkak se janë paguar miliona euruo në mediat kryesore. Ky është korruptim i medias. Janë me vite pagesa që janë bërë për inceneratorët. Janë paguar mediat më të mëdha në Shqipëri, por edhe media që janë më të vogla. Media ka heshtur, 2-3 media kanë folur vetëm, edhe politika ka heshtur, edhe PD zyrtarisht ka heshtur, LSI më vonë e denoncoi çështjen e korrupsionit të inceneratorëve. Nuk është puna vetëm tek inceneratorët, por edhe për çështje të tjera korruptive. Kompania Shqip ka marrë shuma të mëdha. Endrit Habilaj ka marrë mbi 50 mijë euro në disa kompani.

Focus Media Group ka marrë para nga kompani, edhe Top News. Edhe Albanian Post del këtu, është kompania e Baton Haxhiut, janë paguar shuma për këtë media. Edhe Karlo Bolino merr para nga kompani të inceneratorëve. Në fund është Faxnews, ka të njëjtat vlera thuajse sa News24. Këto janë vetëm një pjesë, ka edhe media të tjera, Tema, Newsbomb, Fjala, ka edhe media periferike, që janë paguar sistematikisht”, deklaroi Fundo.

Elvi Fundo ka treguar me detaje, edhe shumat që ka marrë secili televizion nga inceneratorët.

“Në Integrited Energy Company drejtor dilte Klodian Zoto dhe Ernesto Graneli, ortak i Mirel Mërtirit. Pastaj e ndryshuan emrin e kompanisë. Është një kompani Foks Tv, që ka marrë në katër muaj pagesa rreth 10 milionë lekë të vjetra. Kompania ka adresë që është në Kashar. Është e njëjta adresë me godinën e Top Channel. Foks Tv dilte se transmeton reklamat në Top Neës. AMA nuk ka licensuar as Foks Tv dhe as Top Neësin. Kemi kompani që merr 16 mijë euro dhe quhet Infinit Comunication. Kjo kompani është krijuar në fillim me emrin Gazeta Shqip Online. Kompania Shqip ka 8-9 milionë, e është në emër të bashkëshortes së një gazetari, kanë qenë në emër të Endrit Habilajt, që figuron se ka marrë mbi 50 mijë euro në gati tre kompani. Focus Media Group, është paguar 13 milionë lekë në muaj e pagesat janë sistematike. Arrestimi i Lefter Kokës është për Elbasanin, këto nuk janë hapur akoma si hetime.

Albanian Post është media që unë s’e dija që ekziston dhe kjo ishte kompania e Baton Haxhiut, që siç duket në tabelë për një muaj ka marrë 442 800 lekë. Tani kemi një zullumqar si Karlo Bolino që merr edhe koncensione vetë, kompania MTSC, që ka marrë 524 361 lekë në një muaj, madje në prill 2021 ka marrë 1 305 178 lekë.  Ka marrë rreth 40 mijë euro për disa muaj, Report TV. Faxëeb ka të njëjtat vlera që ka marrë Neës 24. Ka marrë nga inceneratorët afërsisht 1 304 224 lekë në një muaj, janë gati 100 milionë lekë të marra në disa muaj”, shpjegoi Fundo.