Agron Kapllanaj, i dënuar për vjedhje, voton për përjashtimin e Berishës

Agron Kapllanaj, një emër i njohur për drejtësinë, thotë se ka votuar për përjashtimin e Sali Berishës.

Kapllanaj njihet si mbështetës i Lulzim Bashës, por ai është më i njohur për shkak se skeda e tij penale në Itali është mjaft e pasur.

Ndonëse i dënuar për vjedhje në Itali, 'njeriu' i Bashës, njëkohësisht i komanduar si kryetar partie në Fier, flet për moralin që duhet të ketë politikani në politikë.

Kapllanaj ka qenë dënuar me dy vite burg në Itali për vjedhje, e cila verifikohet edhe në formularin e dekriminalizimit që sjell Syri.net. Dënimi i tij është dhënë nga Gjykata e Firences. Por kjo s'e pengon aspak atë që të flasë për moralin në politikë.

“Demokratët në qarkun e Fierit e dinë qëndrimin tim për Sali Berishën. Prej kohesh e kam konsideruar si të keqen e PD, pengesën kryesore për rikthimin në pushtet të PD. Përkraha, nxita dhe votova pa asnjë rezervë vendimin për të përjashtuar Sali Berishën nga Partia Demokratike për të shpëtuar demokratët nga një e shkuar primitive, që na ka zvogëluar gjatë gjithë këtyre viteve dhe na ka larguar nga pjesa më e madhe dhe më cilësore e shoqërisë, për të shpëtuar shqiptaret nga një njeri që nuk njeh limit për pushtet,” tha Kapllanaj në mbledhjen e kryesisë së shkarkuar nga demokratët.

Më poshtë është formulari i dekriminalizimit i Agron Kapllanajt, i dënuar në Itali me burg për vjedhje.