Ish-portieri habit me deklaratat për Lionel Messin: Ai është mashtrues dhe provokator

Emri i Lionel Messi është përmendur në një autobiografi por jo për sukseset e tij në futboll.

Ai mori akuza të ashpëra nga ish-porteri i Liverpool dhe Real Madrid.

Jerzy Dudek në autobiografinë e tij e ka cilësuar Messin si “mashtrues dhe provokator”.

“Ka qenë shumë mashtrues dhe shumë provokator, ashtu siç ishte Barcelona dhe vetë Pep Guardiola. E kam dëgjuar Messin t’i thonte fjalë Ramosit dhe Pepes, që as nuk e imagjinon dot që një person në dukje aq i qetë, të mund t’i thotë”, shkruan Dudek.

Portieri polak në librin e tij ka folur edhe për Cristiano Ronaldon.

“Cristiano Ronaldo është arrogant, por ai është një djalë normal prapa skenave.Ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit e perceptojnë atë, pak a shumë.Ashtu si Raul, ai është egocentrik, tepër konkurrues dhe fitues.Të dy do të preferonin që ekipi i tyre të fitonte 2-1 me golat e tyre sesa 5-0 me lojtarët e tjerë që shënonin”.