Tragjedi në Itali/ Katër të rinj gjendet të vdekur në një makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në shtetin fqinj Itali.

Katër të rinj, tre djem dhe një vajzë janë gjetur të vdekur përgjatë bregut të lumit Trebbia në një zonë të izoluar Calendasco, Piacentino.

Trupat e të rinjve u nxorrën nga një makinë që një peshkatar gjeti gjysmë të zhytur në lumë.

Hipoteza më e mundshme për momentin është se bëhet fjalë për një aksident rrugor që ka ndodhur gjatë natës.

 Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikës, karabinierë dhe prokurorë.