", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/11/auto_3331641903362.jpg", "width": 900, "height": 605 } }

Ish-modeli i Versace ka zbuluar se pi urinën e tij: Ajo është sekreti i shëndetit tim

Ish modeli Troy Casey ka pirë urinën e tij prej vitesh, për të cilën ai pretendon se është burimi më i madh i shëndetit të tij të çeliktë dhe pamjes rinore.

"Kam vendosur urinën në rutinën time të përditshme prej kohësh. Nuk flitet shumë, por urina është burim aminoacidesh, qelizave staminale dhe antitrupave. E pi çdo mëngjes dhe ndihem mirë", tha Troy, i cili vjen nga Arizona.

55-vjeçari thotë se shumica e bashkëmoshatarëve të tij nuk duken apo ndihen aq mirë sa ai.

 Ai numëron mbi 122 mijë ndjekës në Instagram dhe të gjitha meritat e paraqitjes së tij ia atribuon kësaj përpjekjeje.

"Burimi i shëndetit tim qëndron në metodat natyrale të shërimit. Njerëzit duhet të kenë frikë nëse hanë ushqim të keq dhe marrin ilaçe farmaceutike, jo nëse pinë urinën e tyre", tha Troy, i cili gjithashtu ka shkruar një libër mbi sekretet e bukura shëndetësore.

Para se të bëhej këshilltare për jetën, Troy ka punuar si model duke veshur sfilata të markave të famshme, përfshirë gjigantin e modës Versace.

Ai dëgjoi për herë të parë për terapinë urinare në vitin 2004 dhe kur e provoi vetë, u befasua pozitivisht.

“Nuk ishte aspak keq, thjesht më pengoi të pushtohesha nga barriera të forta në kokën time,” tha Kejsi.

Përveçse e ka pirë për 18 vjet, Troy lyen edhe urinën në trupin e tij.

"Unë aplikoj urinën rregullisht, veçanërisht para se të bëj banjo dielli. Ajo që ajo ka bërë për muskujt e mi është thjesht e mahnitshme, ka një efekt të madh kundër plakjes," tha ai.

View this post on Instagram

A post shared by Troy Casey (@certifiedhealthnut)