VIDEO-FOTO/ Shikoni si deputeti Basha po blindon sërish selinë e PD

Maskat ranë dhe deputeti Lulzim Basha ka vendosur sërish të vazhdojë rrugën e tij të izolimit në selinë e demokratëve.

Pas protestës së 8 janarit, deputeti Basha ka vendosur të shtojë masën e blindimit në selinë e demokratëve, ndërsa vetë do të izolohet sërish.

Siç edhe duket nga videot dhe fotot e Gent Shkullakut të agjencisë LSA, deputeti Basha ka vendosur të rrisë madhësinë e llamarinave dhe hekurave që blindon dyert e selisë së PD-së.

Deputeti Basha, i cili tani është braktisur nga të gjithë demokratët, ka vendosur që bashkë me disa deputetë të besuar të tij të blindohet në seli.