FOTO/ Largohet nga Teuta njëri prej futbollistëve që fitoi titullin kampion

Silvio Zogaj nuk është më futbollist i Teutës. Ka qenë vetë klubi durrsak që ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve, nëpërmjet një komunikate të shpërndarë në rrjetet sociale.

Futbollisti iu bashkua bregdetarëve në vjeshtën e 2020-ës dhe ishte pjesë e ekipit që fitoi titullin kampion sezonin e kaluar, por nuk arriti të bëhet asnjëherë protagonist, pasi luajti pak dhe thuajse në të gjithë rastet, duke ardhur nga pankina.

Edhe këtë sezon Zogaj ka mbetur mbrapa në hierarkinë e formacionit të Edi Martinit dhe për këtë arsye palët kanë vendosur “divorcin”, teksa mbetet të shihet ku do të transferohet futbollisti për pjesën e mbetur të sezonit.