Foto dhe video me drogë e armë në rrjete sociale, prangosen bashke me të atin vëllezërit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 2.3 kg kanabis, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Në pranga kanë rënë vëllezërit F. M., 18 vjeç, E. M., 21 vjeç dhe babai i tyre, shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër. 

Arrestimi i tyre erdhi pasi 2 vëllezërit shpërndanin video dhe foto të armëve dhe lëndëve narkotike në rrjetet sociale.

"Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.