Lanë në mes të rrugës emigrantët, arrestohen dy të kërkuarit

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Uniformat blu arrestuan shtetasit K. Ll., 40 vjeç, banues në Laç dhe P. M., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi në 18 dhjetor të vitit 2021 në bashkëpunim me shtetasin E. M, i ndaluar më parë, në vendin e quajtur "Ura e Lumit" Gjirokastër, po transportonin me dy automjete, 9 emigrantë të paligjshëm, dhe pasi shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë për të ndaluar, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre, por janë larguar me shpejtësi duke braktisur mjetet. 

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.