SHMU: Temperaturat do të bien, po afrojnë ngricat

SHMU njoftoi mesditën e së martës se vendi po ndikohet gradualisht nga masat ajrore më të ftohta. Gjatë orëve të mëngjesit vranësirat dhe mjegulla do të jenë të pranishme ndërsa në orët e mesditës e më tej gjatë pasdites do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie duke sjellë ngrica në zonat malore dhe kodrinore.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -7 deri 2°C në zona e ulëta -1 deri 10°C në zona bregdetare 2 deri 10°C