‘Këto duar të lyera me gjak demokratësh, s'e lajnë dot njëra-tjetrën’

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Gent Strazimiri, postoi disa nga fotot e dhunës barbare mbi protestuesit demokratë të shtunën.

‘Këto duar të lyera me gjak demokratësh, s’e lajnë dot njëra-tjetrën!’ shkruan ai.

Në mesin e fotove është ajo e shtrëngimit të duarve mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Kujtojmë se nga protesta e të shtunës pati shumë të lënduar nga demokratët protestues, por asnjë prej grupit të mercenarëve të Bashës apo nga forcat policore.