EMRI+VIDEO/ Ja kush e dha urdhrin për të qëlluar demokratët me predha gazi në fytyrë

Sokol Bizhga, shefi i FNSH ka dhënë urdhërin në protestën e 8 janarit të PD, për të qëlluar demokratët drejt e në fytyrë me shotgun që lëshon bombat e gazit lotsjellës. 

SYRI sjell videon e momentit kur Bizhga, me skafandër të zezë në rreth, urdhëron dy efektivët e FNSH që të veprojnë, edhe pse protestuesit janë jashtë perimetrit të selisë së PD. 

Pikërisht në këtë moment plagoset edhe kryetari i grupseksionit 8 të PD në Kombinat, Alban Hoxhaj, i cili u godit në ballë nga një prej predhave të gazit lotsjellës.