Telenovela ‘Ikardi’/ Milionat dhe kontratat me PSG-në detyrojnë çiftin të ribashkohen

Kanë kaluar muaj nga historia tashmë e famshme e Icardit dhe Wanda Nara e cila nisi në “Instagram”, ku mediat akoma vazhdojnë të zbulojnë detaje të reja mbi pajtimin mes futbollistit dhe gruas së tij.

Baza e pajtimit ishte një marrëveshje , me një kontratë me vlerë miliona dollarë.

“Zemra jote bëhet mal kur fal dikë që nuk ka kërkuar kurrë falje”, – ka shkruar Wanda Nara në një postim enigmatik në "Instagram".

Showgirl-ja argjentinase, sipas gazetarit Juan Etchegoyen, nuk do ta harronte kurrë tradhtinë e Icardit me China Suarez, por pasojat ekonomike do të kishin qenë aq të rëndësishme, sa ta bënin atë të ndryshonte mendje për ndarjen.

“Nga Parisi mora informacione se ka një kontratë mes tyre, tha gazetari për mikrofonat e “America TV”. 

Janë miliona në lojë, jo vetëm në reklama dhe të drejta imazhi. Edhe PSG ka një marrëveshje me Wanda”.