Kompania Moderna po planifikon krijimin e një vaksine të posaçme për Omicron

Shefi ekzekutiv i kompanisë Moderna, Stefan Bancell tha se kompania po punon për të zhvilluar një vaksinë të posaçme  për variantin Omicron të koronavirusit, e cila do të jetë e disponueshme së shpejti.

Në një intervistë për CNBC, ai tha se Moderna do të jetë në gjendje të japë  2 deri në 3 miliardë doza përforcuese të vaksinës së saj Covid brenda një viti.

Zyrtarët e kompanisë thanë muajin e kaluar se një dozë përforcuese e vaksinës së saj kundër Covid-19 duket se mbron kundër variantit Omicron dhe se versioni aktual i vaksinës do të vazhdojë të jetë linja e parë e mbrojtjes kundër Omicron.