Vandalët ngjyrosin me ngjyrë të kuqe 'Shkallët turke', plazhi më i bukur shkëmbor në Siçili

Policia italiane ka nisur një hetim pasi vandalët lyen me të kuqe shkëmbinjtë e bardhë të Scala dei Turchi, “Shkallët Turke” që përfaqësojnë plazhin më të bukur shkëmbor në Siçili.

Scala dei Turchi është një nga atraksionet turistike më të njohura në Siçili, dhe vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj.

Bëhet fjalë për shkëmbinj të bardhë të formuar në formën e një shkalle, ku fillon edhe emri i kësaj mrekullie natyrore. 

Piratët fshiheshin në këtë vend, dhe shkëmbinjtë janë kandidatë për statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Megjithatë, vandalët i lyen pjesërisht gurët me ngjyrë të kuqe gjatë natës së 7 janarit. 

Policia vendase ka nisur hetimet dhe ekspertët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një përzierje të oksidit të kuq të hekurit dhe ujit. 

Po bëhet rishikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë për të gjetur autorin e vandalizmit.

Vullnetarët kanë nisur tashmë procesin e pastrimit dhe nuk duket se po dëmton shumë, sepse deti tashmë ka pastruar pjesërisht shkëmbinjtë.