Moderna, edhe më optimiste për fitimin nga vaksinat në vitin 2022

Moderna ka njoftuar se pret shitje rekord prej rreth 18.5 miliardë dollarësh në kontrata për vaksinën e saj kundër Covid në 2022.

Prodhuesi amerikan i vaksinave tha se mund të fitonte gjithashtu rreth 3.5 miliardë dollarë nga blerjet e mundshme shtesë.

Kompania në nëntor tha se shitjet e saj mund të jenë në rangun prej 17 miliardë deri në 22 miliardë dollarë në vitin 2022, sipas Reuters.

Moderna tha se ishte në diskutime aktive për më shumë kontrata vaksinash Covid-19 këtë vit dhe se po zhvillonte një vaksinë përforcuese, të quajtur mRNA-1273.529 që synonte variantin Omicron

Dozat përforcuese të vaksinës aktuale të kompanisë Covid-19, mRNA-1273, e rritën nivelet e antitrupave neutralizues kundër Omicron në të dy nivelet e dozës 50 mikrogram dhe 100 mikrogram, tha Moderna.