VIDEO/ Pamje tronditëse nga aksidenti fatal, makina ra në greminë

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Klos, me pasojë humbe jete.

Bëhet me dije se një makinë po rimorkiohej, dhe në atë moment është këputur litari që e tërhiqte. Makina në atë moment që u këput litari ka rënë në humnerë dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

“Me datë 10.01.2022, në fshatin Shkallë, Cërujë, Mat, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

SYRI TV sjell pamje tronditëse nga vendi ku ndodhi aksidenti.