‘A është dashuri kjo që po ndodh?' Dj Dagz ka një surpizë për Einxhel

Einxhel dhe Dagz po komentohen shumë në mediat rozë lidhur me romancën e tyre të dashurisë brenda shtëpisë së ‘BBV’.

Para dsa ditësh ata kaluan disa çastë romantike në shoqërinë e njëri-tjetrit në suit teksa putheshin dhe përqafoheshin pa kurrfaë kompleksi.

Megjithatë, ashtu si çdo marrëdhënie edhe kjo e tyre ka patur uljet dhe ngitjet dhe uljet e saj pasi Einxhel ëshët shprehur kundra lidhjes brenda shtëpisë pasi nuk i pëlqen që raportin e saj ta shijojë në sy të të gjithëve.

Por edhe pse Einxhel thotë këto fjalë, veprimet e saj përcjellin një tjetër mesazh dhe dëshirë.

Dyshja shihet shpeshherë nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke u përqafuar e duke i kushtuar kohë e rëndësi partnerit e anasjelltas.

Si çdo natë tjetër Einxhel dhe Dj Dagz ndajnë të njëjtin krevat, duke fjetur e duke u zgjuar pranë njeriut që kanë më shumë përzemër brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Por mëngjesi i sotëm ka qenë mjaft i bukur për të dy.

Ata janë zgjuar nën tingujt e këngës “Psikopatja jote” e kënduar nga ish-banorja e shtëpisë Fifi dhe Mc Kresha.

Dj Dagz sapo ka dëgjuar këngën i është drejtuar Einxhel duke thënë:

“A është dashni kjo që po ndodh?”

Nga ana tjetër  Einxhel as nuk pohon dhe as nuk mohon asgjë.

Ndërkohë Dj Dagz vazhdon duke kënduar të gjithë këngën e në këtë rast mjaft mirë mund të themi se po ia dedikon Einxhel.