FOTO/ Mercenari i radhës i Bashës, i arrestuar më herët për plagosje dhe lotari

Zbulohen të tjera të dhëna për mercenarët që kishte mbledhur deputeti Lulzim Basha në katin e dytë të selisë së PD-së.

Njëri prej tyre është edhe Arjan Alldervishi, i arrestuar nga policia brenda selisë së PD-së ku në katin e dytë bashkë  me persona të tjerë sulmuan me gaz dhe sende të tjera demokratët në protestë.

Alldervishi mësohet se është me precedentë penalë.

Më herët ai ka qenë i arrestuar për plagosje me dashje dhe për lotari.

Për policinë ai njihet si kontingjent kriminal.