Policia: Djali i kryebashkiakut të Laçit përplas furgonin e policisë dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e njohur si Fushë Mamurras ka ndodhur një aksident Klajdi Bardhi, djali i kryebashkiakut të Laçit Artur Bardhi, ka përplasur një makinë policie duke lënë të plagosur 3 efektivë.

Sipas policisë së lezhës, rreth orës 11:30, në superstradë në Fushë -Mamurras ka ndodhur një aksident ku janë përplasur makinat “Benz me targë AA 111 OU ku drejtues dyshohet Klajdi Bardhi i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në aksident është përfshirë edhe makina tip “Ford” me targë  AA 602 CH me drejtues oficerin e policisë F. A. mjeti i policisë Lezhë me targë Policia 2024.

Për pasojë janë lënduar një efektiv i policisë rrugore dhe 2  pasagjerë në mjetin Benz me targë AA111OU të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.