Deputeti anglez në telashe, i publikohet fotoja me pedofilin Epstein kur ai ishte nën hetim për abuzime seksuale

Një zbulim tjetër tronditës në lidhje me pedofilin e vetvrarë Jeffrey Epstein është bërë nga media britanike The Sun.

Në foton e publikuar nga kjo media shihet ish-ministri britanik Peter Mandelson i Partisë Laburiste i cili është ende anëtar i Dhomës së Lordëve në ditëlindjen e Epstein, një vit pas padisë për abuzim seksual ndaj Epstein.

Në foton e shkrepur nga shtëpia e pedofilit në Paris, Mandelson shihet duke buzëqeshur me biznesmenin amerikan, i cili ky i fundii po fikte qirinjtë.

Shtypi britanik vuri në dukje se Epstein ishte në gjyq për akuzat e abuzimit me vajzat e mitura në kohën kur u shkrep fotografia.

“Këto foto tregojnë se sa i afërt ishte Peter Mandelson me Jeffrey Esptein, edhe pasi krimet e tij u zbuluan”, tha një burim për The Sun.

Mandelson e kishte takuar biznesmenin pedofil nëpërmjet ish-të dashurës së tij britaniken, Ghislaine Maxwell e cila së fundmi është dënuar nga një gjykatë amerikane për abuzim seksual.

Ndërsa Mandelson ka pohuar se ai nuk ishte mik i ngushtë me pedofilin Epstein më parë dhe se ishte takuar vetëm disa herë me të.