Parashikimi i motit për ditën e hënë

Përshëndetje nga SHMU dhe më poshtë po ju njohim me një parashikim paraprak të javës që presim përpara!

Për ditën e Hënë dhe atë të Martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore në veri mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.